Ish-deputetja e LDK-së: Policia të hetojë për vrasje të qëllimshme të Murselit, plaçkitja skenar i pabesueshëm

E publikuar: 01/12/2023 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një deklaratë goxha e fortë dhe e rëndë vjen nga ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama, në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, gruan e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murseli.

Në një postim në Facebook, ajo thotë se skenari i plaçkitjes është i pabesueshëm, shkruan lajmi.net.

Madje sipas saj, policia duhetë të hetojë për vrasje me paramendim.

“Skenari i vrasjes pas plackitjes, me i pabesueshmi. Policia duhet te hetoje per vrasje te qellimshne, me paramendim.”