Isa Xhemajlaj: NISMA do ta ketë top prioritet shëndetësinë

E publikuar: 03/10/2017 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kuadër të fushatës zgjedhore lokale, sot Kandidati për Kryetar të Komunës së Drenasit z. Isa Xhemajlaj se bashku me bashkëpunëtor qëndroi për vizitë pune në QKMF “Dr. Hafir Shala në Drenas, ku pati rastin të njoftohej me stafin si dhe me shqetësimet e tyre, shkruan infosot.

Me kujdes të shtuar dëgjoj të gjitha shqetësimet e tyre dhe me ketë rast u ngritë si çështje nga të pranishmit mungesa e funksionit të kuzhinës e cila paraqet një problem sidomos për grat shtatzëna, kërcënimi nga pushteti në shkuarje ndaj punëtorëve të pastrimit me largim nga puna dhe zëvendësimin e tyre kompani private të pastrimit, mungesa renovimit të repartit gjinekologjik i cili nuk ë është rinovuar asnjëherë deri me tani.

Kryetari z. Isa Xhemajlaj fillimisht i përgëzoi për punën e shenjt të mantel-bardhëve të cilët ata e bëjnë, si dhe i falënderoj për kontributin e vazhdueshëm në shërbim të te gjithë qytetareve pa dallim.

Po ashtu iu premtoj se gjatë qeverisjes së tij 4 vjeçare shëndetësia do të jetë në qendër të vëmendjes ku më seriozitetin më të madh do të trajtohen dhe zgjidhen përfundimisht të gjitha shqetësimet e ngritura dhe veçanërisht për herë të parë do ju ofrojmë kushte plotësisht të barabarta për të gjithë punëtorët pa dallim pikëpamjeve të tyre politike, ndërsa do të ofrojmë siguri në punë për të gjithë stafin e në veçanti edhe për punëtorët e mirëmbajtjes dhe pastrimit ku askush nuk do të largohet nga puna./infosot/