“Me qytetarët, për qytetarët” është motoja me të cilën LDK-ja pretendon të dalë fituese në zgjedhjet e 22 Tetorit.
Dhe për këtë është më së i bindur i pari i kësaj partie, Isa Mustafa.
Mustafa sot e shfaqi para atyre që u ka besuar garën për kryetar komunash e kandidatëve për asambleist komunal në zgjedhjet lokale.
Por që sipas tij pa u kaluar një e metë që aktualisht ekziston në partinë që ai e drejton, fitorja zor se mund të arrihet.
Pos porosive për bashkë partiaket, ish-kryeministri kosovar selam pati edhe për kundërshtarët.