Ironizon Lushtaku: S’di se cili kurban duhet me u pre për me tregu unitet

E publikuar: 07/06/2025 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i betuar i PDK-së, Mërgim Lushtaku është deklaruar para mediave pak para nisjes së seancës së 28-të konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Me sarkazëm, ai u shpreh se nuk e di cili kurban duhet të theret për t’u treguar unitet.

“Nuk e di se cili kurban duhet me u pre për me u mbajt një seancë konstituive që me tregu unitet”, u shpreh Lushtaku.

“Po tregohet që ka kokëfortësi nga mozharanca dhe nuk ka ndonjë reflektim që duhet me ndryshu veprimet antikushtetuese dhe joligjore”.