Irina Shayk kaq perfekte, edhe pas lindjes të çmendë me pamjen

E publikuar: 28/04/2018 00:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo arriti linjat trupore në pak kohë, duke na bërë të gjithëve të mendonim se çfarë bëri ajo për të arritur këtë. 

Përveç stërvitjes së saj të përditshme pa dyshim menduam se do të ishte ndonjë dijet drastike siç ndodh në rastet e shpeshta, por jo nuk është kjo, vetë modelja na zbulon sekretin e linjave të saj unike.


Irina Shayk nuk beson në dieta dhe i lejoi vetes të hante hamburger dhe pica pas lindjes së vajzës, Lea.

“Unë nuk besoj në dieta, mendoj se nëse ju haet diçka, pica apo hamburger ju duhet ta bëni atë. Ky është sekreti. Vetëm shijoni jetën tuaj dhe të njihni ekuilibrin midis ngrënies dhe punës gjithmonë ndihmon.” shtoi ajo.

Shayk ka qenë me aktorin 43-vjeçar Bradley Cooper që nga viti 2015. Ata janë bërë pjesë e disa thashethemeve rozë për tradhti dhe ndarje, por ata janë pranë njeri-tjetrit duke u kujdesur për vajzën e tyre të vogël dhe duke shijuar cdo moment pranë saj.