IPhone që regjistron automatikisht ndërveprimin tuaj me policinë, nëse jeni ndaluar diku në rrugë

E publikuar: 17/06/2020 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mes protestave dhe mllefit të përhapur mbi brutalitetin e policisë, një opsion në iPhone që ndihmon përdoruesit të regjistrojnë automatikisht bashkëveprimet e tyre me policinë, gjatë ndalimit në rrugë – po fiton popullaritet.

Opsioni i cili përdoret gjatë vozitjes, mund të aktivizohet në momentin që ju flisni me “asistentin Siri”, dhe i shpjegoni se po bëni një ndalesë në rrugë nga policia.

Aktivizimi do të ndalojë çdo muzikë që jeni duke e dëgjuar në telefon, kështu, aktivizoni “Do Not Disturb mode” për të bllokuar çdo thirrje, dhe hapni kamerën tuaj përpara se të filloni një video-regjistrim.

Opsioni i dërgon mesazh një kontakti të paracaktuar, duke ia bërë të ditur atyre që ju keni bërë ndalesën dhe gjurmon vendndodhjen tuaj aktuale.

Pasi të ndaloni regjistrimin, ajo automatikisht dërgon një kopje të videos në një kontakt të paracaktuar dhe ju jep mundësinë për ta dërguar atë në iCloud ose Dropbox.

Regjistrimi i vendndodhjes, u krijua për herë të parë në vitin 2018 nga Redditor, Robert Peterson, por është duke u përdorur së fundmi për të rregulluar çdo problem, dhe tani quhet “jam ndaluar në rrugë”.

“Unë thjesht kam dashur që opsioni të jetë në dobi të njerëzve, pasi diçka e papritur mund të ndodhë gjatë ndalesës nga policia”, tha kompania.