iPhone i ardhshëm mund të ketë një veçori që e kanë telefonat Android

E publikuar: 09/06/2022 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple ka prezantuar së fundmi softuerin e ri të iPhone, iOS 16.

Opsionet e reja të kyçjes së ekranit sugjerojnë se të paktën një nga iPhone-ët e rinj të këtij viti do të ketë një veçori që telefonat Android e kanë pasur prej vitesh: një ekran të dukshëm.

Softueri iOS 16 i Apple, i cili është në beta dhe do të lançohet për të gjithë këtë vjeshtë, ju lejon të keni të dukshëm një shumëllojshmëri opsionesh në ekranin e kyçjes.

Kështu, ju mund të shikoni motin, statusin e baterisë, eventet e ardhshme të kalendarit dhe më shumë.