iPhone i ardhshëm mund të ketë ekrane edhe në anësoret e tij

E publikuar: 12/03/2015 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung prezantoi vitin e kaluar telefonin inteligjent Galaxy Note Edge me ekran të lakuar në njërën anë. Këtë vit Samsung prezantoi telefonin inteligjent Galaxy S6 Edge me ekrane të lakuara në të dyja anët. Ekranet e lakuara mundësojnë shfaqjen e informacioneve shtesë, që përndryshe do të ndaheshin nga ekrani kryesor i telefonit, ndërsa tani lejojnë të shfaqen edhe njoftime të tilla si mesazhet e ardhura ose thirrjet telefonike.

Tani edhe Apple do të përfshijë këtë veçori tek pajisjet e saj të ardhshme iOS. Kompania me bazë në Kupertino ka siguruar së fundmi një patentë për një telefon që ka ekran të lakuar në anësoret e tij, siç mund ta shihni edhe në diagramin e mësipërm. Ky ekran mund të përdoret për të shfaqur informacione shtesë rreth telefonit, si gjendja e baterisë, njoftime, për të kontrolluar kamerën, si kalimi nga foto në video, ndezja e blicit etj.
Apple është fokusuar gjithmonë në krijimin e pajisjeve shumë të holla, por shtimi i një ekrani të ri në anët e telefonit, mund të kërkojë më shumë hapësirë tek iPhone. Në patentë shfaqet telefoni iPhone 5, meqë aplikimi për këtë patentë është bërë në vitin 2011. /tribuna/