Inxh. Bekim Beqiri, krijon kalkulatori që logaritë “online” shpenzimet e energjisë elektrike të faturuara nga KEDS-i

E publikuar: 10/01/2024 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë muajëve të fundit ka pasur reagime të shumëta të opinionit lidhur me shpenzimet enorme të energjisë elektrike të faturuara nga KEDS-i.

Në fakt qytetarë të shumtë dhe ekonomi familjare janë shprehur kritik ndaj KEDS-it lidhur me faturimin e muajëve të kaluar, e vecanërisht muajit të fundit, gjegjësisht faturës së dhjetorit të muajit 2023, për c’gjë kanë thënë se u kanë ardhur të fryera krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Kjo ka nxitur inxhinierin, Bekim Beqiri që t’i përkushtohet kësaj cështje në shërbim të qytetarëve. Ai, në periudhën kur është shkaktuar kaos total logaritës për faturat, ka krijuar një kalkulator, i cili mund të shfrytëzohet “online” dhe në kohë reale, e i cili logaritë në detaje rritjen e faturës aktuale, krahasuar me koston e shpenzimeve të energjisë elektrike, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2022.

Sipas z. Beqiri, cmimet e kalkuluara në faturën “online”, janë zyrtare dhe të përcaktuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, të nxjerra e faturuara sipas vendimit zyrtar të datës 30 mars 2023.
Ai ka thënë se qytetarët mund të kalkulojnë faturën e tyre, dhe të njejtën ta shohin se si dallon nga viti paraprak, bazuar në cmimet e reja, duke përjashtuar subvencionimin e bërë nga Qeveria e Kosovës në faturat e vitit 2022.
 

Linku: https://l.facebook.com/l.php