Investitorët e huaj po ikin, e Kryeministri thotë se ambienti për biznes është i favorshëm

E publikuar: 19/12/2016 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka arritur të krijojë një ambient të favorshëm për bërje biznes, arritja e Marrëveshjes me Bashkimin Evropian për qasje në fondet e BE-së, rangimi i Kosovës në vendin e 60-të në raportin e Bankës Botërore, janë këto disa të arritura që kryeministri, Isa Mustafa i tha në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
Ai po ashtu tha se gjatë tre vjetëve ka pasur zbutje të papunësisë. Mustafa është shprehur i bindur se edhe këtë vit do të ketë rritje ekonomike të mbi 4%.

Në këtë takim për herë të parë po marrin pjesë edhe Forumi i Grave në Biznes.