Interi nuk e apelon dënimin, por kërkon ta mbush stadiumin me fëmijë

E publikuar: 08/01/2019 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi kanë vendosur të mos e apelojë dënimin për mbylljen e stadiumit, por kanë kërkuar që fëmijët ta mbushin San Siron për ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Sassuolo.

Interi u dënua me dy ndeshje si vendas me dyer të mbyllura për abuzimin racist të Kalidou Koulibaly të Napolit gjatë përballjes së të tyre në Serie A.

“FC Internazionale Milano njofton se nuk do të apelojë ndaj vendimit të marrë nga gjyqtari i Ligës Serie A për ngjarjet që ndodhën gjatë ndeshjes Inter Napoli në 26 dhjetor 26”.

“Klubi ka ngritur një kërkesë në FIGC dhe Lega për të ofruar mundësinë për vajzat dhe djemtë nga Scuole Calcio dhe Centro Sportivo Italiano të Nerazzurrit për të ndjekur ndeshjen kundër Sassuolo, e planifikuar për në 19 janar, e vlefshme për javën e 20 të Serie A”..

“Ne besojmë se është një nismë e rëndësishme për të nisur një sinjal të fortë dhe të qartë kundër të gjitha formave të diskriminimit dhe dhunës”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Shumë shpesh skuadrat italiane ku dënohen e mbushin stadiumin me fëmijë.

Interit aktualisht është në vendin e tretë në Seria A me 39 pikë të tubuara 14 më pak se Juventusi lider. /Telegrafi/