Interi në çerekfinale të Kupës së Italisë

16.12.2015 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Interi në çerekfinale të Kupës së Italisë

Interi në cerekfinalet e Kupës së Italisë. Zikaltërit vijojnë në rrugën e paraqitjeve pozitive me një tjetër ndeshje të bukur të fituar 3-0 ndaj Cagliarit të Serisë B, me Roberto Mancinin që këtë herë kishte vendosur ti besonte Rey Manajt një fanellë titullari në dyshen e sulmit zikaltër përkrah Palacios. Padyshim shumë dëshirë për tu vënë në dukkje nga talenti shqiptar pasi është një përgjegjësi e madhe që nga stoli të të shohë kryegolashënuesi i sezonit të kaluar në Serinë A Mauro Icardi. Por ndoshta ishte pikërisht kjo dëshirë e madhe që penalizoi disi Manajn që dha shumë në sulm dhe në mbrojtje por pa arritur ta kurorëzojë me një gol mbrëmjen e tij. Interi gjeti avantazhin në minutën e 24 krosim nga e majta i Jesus, Manaj në qendër të zonës nuk arriti takimin me topin por pas tij ishte gati Palacio.

Interi në avantazh me Rodrigo Palacion që nuk shënonte prej 11 ndeshjesh por Cagliari kishte një shans të mirë për të barazuar në minutën e 31 me Tellon që me një vertikalizim preu përmes mbrojtjen e Interit por Gianneti nuk arriti të kalojë Carrizon.

Pjesa e dytë nisi me Manajn të uritur për golin e parë në ndeshjet zyrtare. Në minutën e 48 sulmuesi nga Lushnja nxitoi ti rrëmbente topin madje edhe shokëve të skuadrës por gjuajti jashtë, vetëm pak sekonda më vonë, numri 97 i Interit tentoi sërish këtë herë nga Palacio me Cragnon që se pati problem të priste. Në minutën e 51 vetëm shtylla shpëtoi Interin me Pisacanon që zgjatoi me kokë goditjen e Di Gennaros dhe Interi më pas vuri fitoren në kasafortë me dy perla të vërteta. E para nga Brozivic me një gol fantastik fotokopje të atij të shënuar pak ditë më parë ndaj Udinezes.

Nëse kaq nuk mjafton për ta bërë akoma më spektakolare mbrëmjen mendoi një tjetër kroat Ivan Perisic me një goditje prej biliardoje.

3-0 dhe rezultati nuk ndryshoi edhe pse Manaj në të 89 ishte pranë golit të katërt, megjithatë ajo që i duhet sulmuesit të grumbulluar së fundmi me kombëtaren e madhe është pikërisht eksperienca dhe besimin, kështu golat patjetër që do të vijnë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit