Interi i ri, pragmatist dhe solid

21.09.2015 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Interi i ri, pragmatist dhe solid

Interi i ri, ekip pragmatist dhe solid.Keto janë dy përberësit për kryesuesit e kampionatit Italian. Përballë Chievos zikaltërit shënuan fitoren e katërt radhazi, duke forcuar pozitat në krye të tabelës së klasifikimit. 8 pikë avantazh ndaj kampionëve në fuqi të Juventusit, 7 pikë epërsi me Napolin, 6 ndaj Milanit dhe 4 ndaj Romës janë me të vërtetë shumë për vetëm 4 javë kampionat. Është ende herët për të bërë parashikime por ekipi i Roberto Mancinit është në rrugën e duhur. Interi gezon një mbrojtje të fortë, më të fortën e kampionatit me vetëm një gol të pësuar dhe një gjë është e sigurtë se kjo skuadër dita ditës po përmirësohet akoma edhe më shumë.

Fitoret e zikaltërve kanë ardhur me rezultate minimale. Kundër Atalantës vendosi një gol i shënuar në minutat e fundit nga malazezi Stevan Jovetic. E vetmja ndeshje në të cilën zikaltërit kanë pësuar është ajo ndaj Carpit në javën e dytë të Seria A. Në derbin e Madoninës përballë Milanit ndodhi e njejta gje, ishte kolumbiani Fredi Guarin ai që i dha një trepikësh shumë të rëndësishem skuadrës. Të Dielën ndaj Chievos pavarësisht dy mungesave shumë të rëndësishme në mbrojtje sic ishin ato të Mirandës dhe Juan Jesus dhe largimit nga fusha e lojës 20 minuta përpara fundit të takimit të mbrojtesit Murrilo për shkak të një tërheqjeje muskulare, Interi bëri sërish detyrën kësaj radhe fal një goli të shënuar nga sulmuesi Mauro Icardi.

Mancini konfirmoi se vendosja e Medel në qendër të mbrojtjes është një garanci më shumë për repartin e prapavijës.Telles në krahun e majtë pavarësisht moshës së re po tregon siguri dhe pjekuri në fushën e lojës, nga ana tjetër Davide Santon në krahun e djathtë të mbrojtjes po rritet dita ditës duke e bërë të vështirë për kundërshtarët kalimin nga krahu i tij. Rritje përsa i përket lojës ka dhe mesfushori Kondogbia. Gjithashtu pozitiv është edhe rikthimi tek goli i Mauro Icardi-t,i cili kundër Chievos shënoi golin e tij të parë në kampionat. Për të folur për titullin është ende herët por ky Inter për momentin po kryeson bindshëm Serinë A italiane./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)