Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, të premten ka pritur në një takim përfaqësuesit nga Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës (INFRAKOS), me të cilët ka biseduar për investimet, që do të bëhen në këtë komunë në fushën e hekurudhave.
Kryeshefi i INFRAKOS-it, Agron Thaqi, ka deklaruar se në kuadër të investimeve që do të realizohen në tërë Kosovën, do të bëhet edhe rehabilitimi i linjës hekurudhore në Kaçanik, transmeton Infosot.
Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka falënderuar INFRAKOS-in për investimet që do t’i bëjë në Kaçanik, ndërsa ka premtuar bashkëpunim dhe përkushtim në kryerjen e obligimeve komunale.
Shkëlqim Ajdini