Incidentet ndikojnë në harmoninë ndëretnike

09.12.2015 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Incidentet ndikojnë në harmoninë ndëretnike

Pas incidentit të orëve të hershme të së hënës në Gorazhdec , të njëjtën ditë në orën 18:30, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kioske të një serbi në fshatin Serbobran të komunës së Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Në fshatin Serbobran ka pasur të shtëna në drejtim të një kioske. Deri më tani, njësitet kanë marrë të gjitha masat e nevojshme në vend të ngjarjes dhe janë kryer të gjitha procedurat e shikimit të vendit. Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë edhe masa tjera hetimore që të identifikohen personat e dyshimtë. Nuk ka pasur të lënduar”, ka thënë Ibra.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, e ka dënuar ashpër, siç ka thënë, sulmin mbi serbët në fshatin Serbobran të Istogut.

Ai ka vlerësuar se incidenti në Serbobran është “edhe një sulm i radhës mbi serbët që jetojnë në Kosovë” dhe se kjo tregon që “serbët dhe gjithçka që është serbe janë cak”.

Stojanoviq u ka bërë thirrje për ndihmë përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë që të ndikojë te liderët e Kosovës, duke thënë se beson që “e gjithë kjo është e organizuar dhe që dikush po i koordinon dhe po i mbron këto grupe”.

Reagim të ngjashëm zëvendëskryeministri Stojanoviq ka pasur edhe për incidentin në Gorazhdec, në mëngjesin e hershëm të së hënës, ku ka pasur shkrepje me armë zjarri, ndërkaq, për pasojë kishte edhe dëmtim prone, një shtëpi private, si dhe dëmtim me forcë të një përmendoreje në atë fshat.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq e ka cilësuar incidentin në Gorazhdec si “sulm mbi gjithë popullin serb që jeton në Kosovë”.

Ndërkaq, Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, madje e ka kualifikuar incidentin si “vepër terroriste, që përkujton situatën në të cilën jetojnë serbët” në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një komunikate për medie ka dënuar incidentin në Gorazhdec.

“Duke mos paragjykuar motivin e një akti të tillë, theksoj se nuk do të lejojmë që incidentet e tilla të acarojnë raportet e përmirësuara ndëretnike në Kosovë”, thuhet në komunikatën e presidentes Jahjaga.

Por, a po paragjykohen motivet dhe përkatësia etnike e kryerësve të veprave kriminale në incidentet e deritashme?

Zëdhënësi i policisë, Ibra, ka theksuar se organet e rendit dhe të drejtësisë nuk e njohin gjuhën e paragjykimeve.

“Gjuha e Policisë së Kosovës njeh të dyshimtin, dëshmitarin dhe viktimën. U bënë dy raste brenda ditës dhe tash janë duke u bërë hetime më të thukëta. Janë në rrugë të mirë për identifikimin e të dyshimtëve dhe me siguri që në ditët e ardhshme ne do të japim informacionet shtesë, posa të arrihet ndonjë sukses dhe të arrestohen të dyshimtit”.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), e pohon një gjë të tillë, përmes një komunikate për medie, ku thuhet se“rasti i fundit i sulmit në Gorazhdec po paragjykohet, ende pa përfunduar hetimet” dhe se “udhëheqësit serbë të institucioneve serbe, të shoqëruar me politikanë të Serbisë e vizituan Gorazhdecin, duke e paragjykuar rastin”.

Behxhet Shala nga KMDLNJ, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ky këshill ka kërkuar që mos të paragjykohet rasti dhe me të, të merren organet e rendit.

“Përderisa nuk ka asnjë element, i cili tregon se kush mund ta ketë kryer krimin, hetimi i policisë shkon në shumë adresa. Pra, ne kemi kërkuar që të mos paragjykohet dhe që organet e drejtësisë ta bëjnë punën e tyre”.

Ndërkaq, Rangjel Nojkiq, njohës serbi zhvillimeve politike në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë për një kohë kanë qenë korrekte, ndërkohë që ngjarjet e fundit, siç thotë ai, e kanë shtrembëruar këtë fotografi.

Ai, thekson se përfaqësuesit e serbëve në Qeverinë e Kosovës, duhet të jenë më aktiv dhe ta pranojnë përgjegjësinë që më shumë të kujdesen për bashkësinë e tyre dhe të jenë të vëmendshëm në deklaratat që japin, të cilat do të duhej të ishin në funksion të uljes së tensioneve.

“Nëse ne i kemi përfaqësuesit tonë në institucione, në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në të gjitha institucionet tjera të rëndësishme, atëherë mendoj se ata duhet më shumë dhe në mënyrë të pavarur të organizohen për mbrojtjen e serbëve dhe bashkësisë serbe dhe jo që në vazhdimësi të kërkojnë ndihmë nga dikush tjetër”.

“Në qoftë se e kanë marrë përgjegjësinë dhe kanë hyrë në institucione, atëherë duhet të viktimizohen dhe të organizohen vet. Në qoftë se ka rezistencë nga ata që janë mbi ta, atëherë do të jetë shenjë e qartë se për çka bëhet fjalë”, ka theksuar Nojkiq.

Në anën tjetër, Shala ka përkujtuar se, siç ka thënë ai, paragjykime të ngjashme nga përfaqësuesit e serbëve kanë ndodhur edhe në incidentet e mëhershme në Gorazhdec, kur vite më parë ishin vrarë dy të rinj serbë, dhe disa ishin plagosur kur ishin duke u larë në lum, kurse vrasësit nuk ishin zbuluar asnjëherë.

Sipas tij, gjithmonë është manipuluar në aspektin politik dhe etnik dhe gjithmonë është paragjykuar se këtë kanë mundur ta bëjnë shqiptarët.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje

A mendon për dorëheqjen? Rama për revistën italiane: Ndoshta kur të futemi në BE

A mendon për dorëheqjen? Rama për revistën italiane: Ndoshta kur të futemi në BE

Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

Florie Bajoku i bën thirrje Qeverisë: Të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Florie Bajoku i bën thirrje Qeverisë: Të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

‘Lufta’ kundër borxheve, KRU “Prishtina” nis shkyçjen e lidhjeve ilegale

‘Lufta’ kundër borxheve, KRU “Prishtina” nis shkyçjen e lidhjeve ilegale

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës apelon për kujdes të shtuar

Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës apelon për kujdes të shtuar

Arsim Bajrami: Specialja me gjykim të padrejtë ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Arsim Bajrami: Specialja me gjykim të padrejtë ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën