Importi i veturave të vjetra, shton aksidentet

16.10.2015 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Importi i veturave të vjetra, shton aksidentet

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimeve për importin e veturave, pavarësisht vjetërsisë, sipas një hulumtimi të bërë nga Instituti për Hulumtime të Avancuara (GAP), thuhet të ketë shkaktuar dëme të mëdha në mjedis dhe po ashtu ka rritur numrin e aksidenteve në trafik.

Ky vendim i qeverisë ka hyrë në fuqi në mars të këtij viti. Deri para këtij vendimi, importi i veturave më të vjetra se 13 vjet, ka qenë i ndaluar në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtime të Avancuara, Agron Demi, gjatë një konferencë për media ku kanë prezantuar të dhënat e këtij hulumtimi, ka treguar se ky vendim i qeverisë ka dhënë mjaft efekte negative.

“Vendimi për të hequr kufizimin për import të automjeteve dhe rritja e akcizave është bërë me qëllim për të mbushur buxhetin dhe disa hapësira buxhetore, por kjo sipas hulumtimit tonë del se është një politikë e gabuar, pasi që mund të ketë 20 apo 30 milionë euro më shumë të hyra në vit, por efektet afatgjate në mjedis dhe shëndet janë shumë më të mëdha sesa përfitimi buxhetor”, ka theksuar Demi.

Në hulumtim thuhet, se përderisa, në njërën anë qeveria ka hequr kufizimet për importin e veturave të vjetra, në anën tjetër qendrat e kontrolleve teknike nuk kanë shtuar masat për një kontrollim të rreptë teknik.

Hulumtimi vë në pah se kontrollimi jo i duhur teknik po ndikon në numrin e aksidenteve në trafik dhe në ndotjen e ambientin.

Sheremet Ahmeti, drejtor i Divizionit në Komunikacion Rrugor në Policinë e Kosovës, ka theksuar se gjendja e sigurisë rrugore në këtë vit është përkeqësuar dukshëm.

“Fatkeqësisht aksidentet me fatalitet në komunikacion kanë shënuar rritje. Në vitin e kaluar deri në muajin shtator kanë qenë të evidentuar 10 persona të vdekur në komunikacion, derisa në periudhën e njëjtë të këtij viti numri i personave të vdekur është 20”. 

“Muaji tetor i këtij viti është edhe më tragjik. Në muajin tetor të vitit të kaluar i kemi pasur 4 të vdekur, derisa vetëm për gjysmë muaji i kemi të 8 persona të vdekur”, ka shtuar Ahmeti.​

Këtë gjendje Ahmeti e ka quajtur alarmante. Sipas tij, nëse do të vazhdohet kështu, siguria rrugore po përkeqësohet.

Vendim i Qeverisë së Kosovës, ka bërë që numri i veturave të përdorura që vinë nga vendet e ndryshme në Kosovë, të shënojë rritje.

Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, nga muaji janar deri në gusht të këtij viti, numri i veturave të reja që kanë hyrë në tregun e Kosovës është 779, kurse atyre të përdorura 11.547.

Në hulumtim, po ashtu është theksuar se Kosova shpenzon më së paku mjete buxhetore për politikat e ambientit në krahasim me vendet e rajonit dhe me vendet e Bashkimit Evropian.

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, tregon se mjedisi nuk është futur si prioritet as në programin e Qeverisë së Kosovës.

“Kosova është shumë larg shteteve të cilat ruajtjen e mjedisit e kanë prioritet. Mjedisi nuk është prioritet as në programin e qeverisë së tanishme, natyrisht jo se ka neglizhencë të qëllimshme në këtë drejtim, por prioritetet tona si shtet janë të shumta. Kemi shumë prioritete dhe thjesht nuk është arritur që mjedisi të klasifikohet në pesë prioritetet e shtetit”, ka treguar Agani.

Hulumtimi i GAP-it, i rekomandon Qeverisë së Kosovës që në afat sa më të shpejtë të mundshëm të zëvendësojë politikën e importit të automjeteve nga ajo aktualja e cila bazohet në vjetërsi, në atë të importit të automjeteve të bazuara në ‘Euro Standarde” .

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë