Ilir Meta arrin në Kosovë, pritet nga Presidenti Thaçi me nderime shtetërore

E publikuar: 11/10/2017 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me ceremoni shtetërore është pritur Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, nga homologu i tij Hashim Thaçi.

Ceremonia u zhvillua në Sheshin “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar më tej me takimin bilateral.

Gjatë kësaj ceremonie janë interpretuar dy himnet, ai i Kosovës dhe i Shqipërisë.

Ndërkaq në fund të takimit presidentët Thaçi e Meta, do të kenë konferencë për media./Express/