“I njohin si paren e kuqe”, Pozhari thotë se opozita inatin e kanë pse populli nuk po i don ma shumë ata se Albinin

E publikuar: 08/05/2025 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Xhevdet Pozhari ka deklaruar se partitë opozitare e kanë inatin me popullin, përcjell infosot.com

Kjo, sipas tij, sepse populli nuk po i don ma shumë ata se Albin Kurtin.

Ai shton se, nuk duhet harruar se Albin Kurtit po ia kontestojnë legjitimitetin:

Shkrimi i tij i plotë:

Kur jemi te demokracia, nuk duhet harruar se Albin Kurtit po ia kontestojnë legjitimitetin:

– Një parti që me fushatë krijoi eufori të fitores dhe në fund doli e treta, me pak përqind më lartë sesa herën e kaluar;
– Një parti që doli e dyta dhe elektoratin e ka të koncentruar kryesisht në një zonë, sikur të ishte parti lokale dhe
– Një parti që nuk do ta kalonte pragun pa koalicione.

Krejt inatin e kanë pse populli nuk po i don ma shumë ata se Albin Kurtin. Ndoshta pse i njohin si “paren e kuqe”