Hyseni: Ketë vit jemi sfiduar seriozisht dy-tri herë

E publikuar: 19/12/2016 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës për një vit është sfiduar seriozisht në dy-tri raste të cilat i ka kaluar me sukses. Kështu është shprehur Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni në ceremoninë përmbyllëse të vitit 2016 nga Policia e Kosovës. Ai thotë se do të ishte spektakulare nëse nuk rendisim ndonjë të metë që ka përcjell policinë.

“Ka pasur ndonjë te metë, pjesëtar që jo gjithmonë ka qenë në nivel të policit siç i ka hije. Eprorët po bëjnë veprime që mos të lejojnë individ për të sfiduar imazhin e policëve.Ky është vlerësim i institucioneve ndërkombëtarë vëzhguese të policëve. Duhet përmendur vlerësimi i AI që vlerësoi Policinë e Kosovës me të mirën në rajon”, ka thënë Hyseni.

Ai thotë se është moment solemn kur do të vlerësojmë punën e policëve dhe kur duhet te betohemi se do të jemi gardian të mbrojtjes së ligjit.

“Ne do të mbesim të përkushtuar që mos të lejojmë askë të marr ligjin në duar sepse aty ku lejohet hirarkia ai vend e sfidon lirinë e vet. Kosova nuk e ka përmbyll ende procesin e shtetndërtimit”, ka thënë ai.

Hyseni ka përgëzuar policinë për punën e madhe që ka bërë gjatë vitit, uroj që në 2017 të keni mirëqenie dhe vitin që po hyjm të mos përballemi me sfida të vështira. Keni bë punën të shkëlqyeshme kundër terrorizmit luftimit të gjitha llojeve të krimit, uroj të keni me pak punë në 2017-të dhe më shumë kohë për vete e familje të cilëve ndonjëherë u keni munguar por të jeni të sigurt që ia ka vlejtur”< ka deklaruar ministri Hyseni./Indeksonlibne/