Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka thënë se raporti i Auditorit, është ndër projektet më të mira të ministrisë së Zhvillimit të Industrisë, të cilën ajo e ka udhëheq mandatin e kaluar.
Ndërkohë, ka ndërhyrë edhe kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti ka thënë se kontrolli i naftës është punë që asnjë ministër i Industrisë nuk e kreu.
E ashpër ka qenë Bajrami e cila ka kërkuar nga Xhavit Haliti të tregojë se si është bërë milioner.
Haliti i tha Bajramit se ka qenë detyrë e saja si ministre që ta kontrollonte naftën dhe kontrabandën./Express/


















