Hykmete Bajrami spektakël për të legjitimuar hajnitë

15.08.2015 00:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hykmete Bajrami spektakël për të legjitimuar hajnitë
pektakël e edhe legjitimim të hajnisë vlerësohet se po bënë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila udhëhiqet nga Hykmete Bajrami.

Dërguan njoftim në qindra adresa elektronike për të treguar se inspektorët po dalin në kontroll në disa pika të shitjes së derivateve, për cilësinë e naftës dhe për sasinë e litrit sipas standardeve, pas ankesave të konsumatorëve. Kur u kritikuan për këtë, MTI, me në krye Bajramin, fajësoi mediat që publikuan njoftimin.

E pas gjithë kësaj, doli se të gjitha pikat e shitjes shesin naftë të cilësisë sipas parametrave edhe me litra sipas parametrave të caktuar, raporton lajmi.net.

Por, paralajmërimi nga ana e institucioneve shtetërore se do të kontrollohen pikat e derivateve të naftës për cilësi dhe sasi të litrit nuk po arsyetohen nga njohës të kësaj fushe.

Vlerësojnë se duhet të bëhen kontrolle më shpesh, të jenë të zakonshme dhe të bëhen ad hoc .

Redaktori i Gazetës Fjala, Zekirja Shabani që është marrë me këto tema e madje është kërcënuar me jetë, thotë se ky është vetëm spektakël , madje sipas tij, po legjitimohet hajnia.

E për akuzën ndaj mediave, që ka bërë Ministria, duke thënë se mediat publikuan njoftimin për kontrollin, Shabani thotë se është akuzë pa vend.

“Ata nuk akne nevojë aspak që të thërrasin mediat që po shkojnë për të bërë punën e tyre. Duhet të dalin ën teren kohë e pa kohë, pa paralajmërime dhe të kontrollojnë cilësinë e edhe litrat”, tha ai për lajmi.net.

“Ky nuk është kontroll, është spektakël kinse po punojnë”, tha Shabani.

Edhe Jakup Gashi përfaqësuesi laboratorit testues për derivate të naftës “ Sierra Lab” tha gjatë ditës për Radio Kosovën se këto kontrolla janë obligim kushtetues por jo edhe paralajmërimi. Për këtë arsye sipas tij, edhe rezultatet mund të jenë jo reale.

“Derisa ka paralajmërime me siguri edhe rezultatet duhet të dalin të mira, kontrollet bëhen pa paralajmërime derisa kontrolla e cilësisë gjatë kontrollit dhe monitorimit të brendshëm është nën 1% atëherë nuk e di edhe sa mund të vlerësojmë dhe të konstatojmë se gjendja është e mirë”, tha Gashi.

Gashi madje thotë se edhe me hyrjen e derivateve në Kosovë nuk po praktikohen kontrollat e cilësisë ashtu siç parashihet me ligj

Ndryshe, raportimi i parë për këtë dukuri që bërë lajmi.net javë më parë, rezultoi me daljen e inspektorëve në teren tek të nesërmen. E edhe pse personat që u ankuan kishin dëshmi se vetura e tyre nuk zë aq shumë derivate sa u detyruan të paguajnë, prapë se prapë u tha se gjithçka ka qenë në rregull.

Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë patën premtuar se do të fillojnë kontrolle më të shpeshta të naftës madje edhe pas orës 4. Ndryshe kjo ministri ka të autorizuara 3 laboratorë që e bëjnë përshkrimin e cilësisë së derivateve të naftës.

MTI

kontrolli i naftes

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Ndalohet i dyshuari lidhur me rastin e sulmit me thikë ndaj dy personave në Ferizaj

Ndalohet i dyshuari lidhur me rastin e sulmit me thikë ndaj dy personave në Ferizaj

Kurti i përgjigjet Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua

Kurti i përgjigjet Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua