Humbin shpresën për punësim

04.08.2015 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Humbin shpresën për punësim

Shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë dhe problemi për të gjetur një punë të qëndrueshme, ka bërë që shumë qytetarë të aftë dhe të gatshëm për punë, të mos kërkojnë fare punë.

Sipas rezultateve të anketës të Fuqisë Punëtore për vitin 2014, publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, nga popullata joaktive prej mbi 702 mijë persona, rreth 130 mijë apo mbi 10 për qind e popullsisë në moshë pune, nuk kërkojnë fare punë.

Këta persona, sipas ekspertëve të ekonomisë dhe sociologëve janë dekurajuar nga situata aktuale dhe kanë humbur shpresat për një vend të qëndrueshëm të punës.

Agron Demi, drejtor ekzekutiv në Institutin për Studime të Avancuara GAP, ka thënë se punëkërkuesit kanë humbur shpresën për sigurimin e një vendi pune, nga regjistrimi në qendrat komunale të punësimit.

“E kanë humbur shpresën se duke u regjistruar se në këto qendra mund të punësohen. Në momentin që një i anketuar nuk mund të dëshmojë se në çfarë forme ka kërkuar punë në muajit e fundit, automatikisht konsiderohet si qytetar aktiv, por jo i interesuar për punë, dhe nuk llogaritet në shifrën e të papunëve”.thekson Demi.

Sociologia Linda Gusia, ndërkaq e konsideron si perceptim pesimist, por edhe real, të qytetarëve të cilët nuk kërkojnë punë. Sipas saj, ata janë zhgënjyer nga të priturit dhe të kërkuarit të një vendi pune.

“Mendoj se një numër shumë i vogël i qytetarëve mund të sigurojnë një vend pune, kurse ata 10 për qind që nuk paraqiten, nuk dëshirojnë që të shkojnë dhe të presin në radhë në zyrat e punësimit, pa pasur ndonjë shpresë”. 

Ndryshe, sipas rezultateve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vitin e kaluarështë rriturnë 35,3 për qind shkalla e papunësisë, nga 30 për qind sa ishte në vitin 2013.

Por, gjatë kësaj periudhe, sipas rezultateve të anketës është rritur papunësia edhe tek të rinjtë (15- 24 vjeç) nga 55 për qind sa ka qenë në 61 për qind, gjithashtu ka pasur rritje edhe të papunësisë afatgjate.

Agron Demi, thekson se vetëm për një vit në tregun e punës janë shtuar rreth 70 mijë njerëz të rinj të cilët janë të aftë për punë, kurse në të njëjtën kohë, kanë humbur rreth 15 mijë vende pune, apo siç thotë ai, brenda një viti papunësia është rritur për 35 mijë njerëz.

“Kjo është një e dhënë shqetësuese sepse Qeveria e Kosovës ka përqendruar përpjekjet për të rritur punësimin në sektorin publik. Vetëm në shtatë vitet e fundit numri i të punësuarve në sektorin publik është rritur për 9 mijë persona shtesë, dhe kjo ka dëmtuar sektorin privat qoftë duke marrë prej këtij sektori, apo duke rënduar me taksa për të rritur pagat në sektorin publik dhe kjo është një politikë e gabuar që po vërehet në sektorin privat”, tha Demi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas rezultateve të anketës së ASK-së, shkalla e papunësisë paraqitet më e lartë tek personat me arsimim të ulët.

Ndërkaq sa i përket punësimit, sipas raportit, nga e gjithë popullsia në moshë pune, 26.9 për qind janë të punësuar. Shkalla e punësimit është më e lartë për meshkujt me 41 për qind krahasuar me femrat me 12.5 për qind /rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së është imperativ strategjik, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë reformat

Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së është imperativ strategjik, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë reformat

Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

KMShK lanson web-faqen e re, tashmë online në adresën e re

KMShK lanson web-faqen e re, tashmë online në adresën e re

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët