Huawei korr sukses me partneritetet në 5G pavarësisht lobimit Amerikan

E publikuar: 27/02/2019 19:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një prej fushatave më guximtare në historinë e tyre për të parandaluar që hardueri i Huawei të përdoret në ndërtimin e rrjeteve 5G anembanë botës.

Megjithatë operatorët celularë në Kongresin Mobil Botëror dhanë një mesazh të qartë: Huawei është në mesin tonë për të qëndruar. Të paktën për tani.

Ndërsa industria mobile po përgatitet për 5G-në, kompania Kineze tha se ka nënshkruar marrëveshje me disa kompani në Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Huawei gjithashtu fitoi tetë medalje nga GSMA për kontributin që ka dhënë në industrinë mobile.

Në Kongresin Mobil Botëror fitoi edhe pesë medalje të tjera në disa kategori ndërsa marrëveshje 5G vazhduan.

Huawei në Afrikën e Jugut sapo lançoi rrjetin e parë 5G ndërsa operatori Zviceran Sunrise konfirmoi bashkëpunimin për lançimin e shërbimeve 5G muajin e ardhshëm.

Huawei gjithashtu nënshkroi marrëveshje me Viva në Bahrein, Nova në Islandë, Telkomsel në Indonezi, Maxis në Malajzi, STC në Arabi dhe Turk Telekom në Turqi.

Ndërsa operatorët e mëdhenj i mungojnë kësaj liste, ekspansioni i kompanisë është në progres. Edhe vende aleate të Amerikës si Britania, Gjermania, Kanadaja dhe Koreja e Jugut janëtë pabindur në qëndrimin Amerikan.

Ajo që është e qartë se vendet në zhvillim, përfshirë edhe Indinë, nuk po marrin fare parasysh shqetësimet Amerikane. /PCWorld Albainan