HP tha ditën e Mërkure se ka përfunduar blerjen e biznesit të printerave të Samsung Electronics për 1.05 miliard dollar.
HP do të marrë në pronësi 100% të aksioneve, një marrëveshje e cila u bë e ditur Shtatorin e vitit të kaluar.
Gjithashtu kompania përfiton 6,500 patentat e Samsung dhe fuqinë punëtore prej 1,300 inxhinierësh dhe hulumtuesish me eksperiencë në teknologjitë lazer.
Biznesi i printerave të Samsung punëson 6,000 punonjës në mbarë botën. HP tha se do të zëvendësojë fotokopjet e vjetra për sipërmarrjet me printerë multifunksionalë të cilët përmbajnë edhe portofolin A3 të Samsung.
Dy vite më parë HP ndau biznesin e saj në dy entitete ku HP Inc fokusohet në biznesin e kompjuterave dhe printeresave. Ndërsa Hewlett Packard Enterprise merret me teknologjitë për sipërmarrjet.
Në tre mujorin e tretë të këtij viti kompania raportoi 131.1 miliard dollar të ardhura ku 4.7 miliard dollar i përkisnin biznesit të printerave. /CIO Albanian