Hoxhaj takoi ambasadoren izraelite, shumë mundësi për bashkëpunimin Kosovë-Izrael

E publikuar: 21/12/2016 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot ambasadoren jo rezidente të Izraelit për Kosovën, Alona Fischer Kamm.Ministri Hoxhaj i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në punën e saj ambasadores izraelite, derisa i ka ofruar gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për bashkëpunim bilateral.

Në takim, ministri Hoxhaj dhe ambasadorja izraelite kanë shkëmbyer pikëpamjet për zhvillimet aktuale politike në nivel global si dhe refleksionet për zhvillimet në rajon.

Hoxhaj dhe ambasadorja izraelite gjithashtu kanë diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në aspektin ekonomik ndërmjet dy vendeve si dhe për bashkërendimin e aktiviteteve nga fusha të ndryshme, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekomomik, që do të mund të realizohen gjatë vitit të ardhshëm.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka theksuar se është e rëndësisë së veçantë për Republikën e Kosovë intensifikimi i shkëmbimeve jo vetëm në vetëm e sferën e bashkëpunimit ekonomik me Izraelin, por edhe në atë kulturor dhe shkencor. /Telegrafi/