Hoxhaj: Prishtina do ta ketë Fillimin e Ri nën udhëheqjen e PDK-së (Foto)

E publikuar: 06/06/2017 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj në vazhdën e fushatës zgjedhore sot gjatë ditës është takuar me qytetarë- përkrahës të PDK-së, në Prishtinë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se ai së bashku me kolegët e tij, Xhavit Halitin, Memli Krasniqin dhe Lirak Çelajn kanë pasur një pritje të përzemërt në kryeqytet, me c’rast edhe ka premtuar se nën udhëheqjen e PDK-së edhe Prishtina do të ketë Fillimin e Ri.

“Pritje e përzemërt në Prishtinë, ku takuam shumë qytetarë përkrahës të PDK-së, së bashku me kolegët Xhavit Haliti, Memli Krasniqi dhe Lirak Çelaj. PDK ka qenë përherë parti e ndryshimeve dhe këtë po e dëshmon edhe tani me Fillimin e Ri. Këtë Fillim të Ri do ta ketë edhe Prishtina nën udhëheqjen e PDK-së. #FillimiRi12 #VotoEnverHoxhaj5”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.