Hoxhaj për Hajdarin: Deputete e re me shumë potencial

E publikuar: 30/03/2019 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar sot me deputeten e Parlamentit të Shqipërisë, Rudina Hajdari.

Hoxhaj tha se Hajdari është një politikane me potencial, njofton Klan Kosova.

“Një politikane e re me shumë potencial dhe një zë i fuqishëm në Shqipëri që po ndjek gjurmët e babait të saj, politikanit Azem Hajdari, për forcimin e demokracisë dhe perspektivës evropiane të shtetit shqiptar”, tha Hoxhaj.