Hoxhaj në Forumin GLOBSEC takohet me ministrin e jashtëm austriak, diskutojnë për liberalizimin e vizave për Kosovën

E publikuar: 02/06/2022 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i punëve të jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj po merr pjesë në Forumin Globsec që po mbahet në Bratisllavë të Slovakisë.

Aktualisht nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se po qëndron në Forumin Globsec.

Ai ka njoftuar se atje është takuar me ministrin e jashtëm të Austrisë, me të cilin folën për liberalizimin e vizave.

“Ishte kënaqësi ta takoja mikun tim,

Alexander Schallenberg, ministrin e punëve të jashtme të Austrisë. Falenderues ndaj mbështetjes së tij që Kosova të ketë liberalizim vizash sa më shpejtë!”, ka shkruarHoxhaj.