Hoxha certifikon 17 ndërmjetësues për regjionin e Mitrovicës

E publikuar: 26/05/2017 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, në një ceremoni solemne, ka dhënë certifikatat e ndërmjetësimit për 17 ndërmjetësues të Rajonit të Mitrovicës.

Gjatë kësaj ceremonie, Ministrja Hoxha, theksoi se me zhvillimin e mëtejmë të institucionit të ndërmjetësimit, po lehtësohet puna në gjyqësorin e Republikës së Kosovës.

“Profesionet e lira, në veçanti Ndërmjetësimi, shënon hap përpara në ofrimin e shërbimeve efikase për qytetarët e Republikës së Kosovës”, theksoi Hoxha dhe vuri në dukje se profesionet e lira kanë ndikuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve në sistemin e drejtësisë.

Ajo kërkoi nga ndërmjetësuesit e rinj që punën e tyre ta kryejnë me përkushtim dhe profesionalizëm dhe njëherësh duhet pasur parasysh ndjeshmërinë e fushë-veprimtarisë se tyre.