Hovenier për sulmin në Mitrovicë: Grupi ishte i trajnuar e armatosur rëndë nga dikush, priten sulme të tjera

E publikuar: 26/09/2023 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, pas takimit me dyer te mbyllura me Presidenten Osmani dha një prononcim për media. Hovenier tha se ajo çfarë ndodhi në vendin tonë qe një sulm serioz i rëndë.

Hovenier mes tjerash tha se institucionet e sigurisë po bëjnë gjënë e duhur në zbardhjen e rrethanave.

”Nuk mund të flas për pasojat ende, kanë kaluar 48 orë që nga sulmi. I dimë disa gjëra, por disa të tjera nuk i dimë”.

”Ka qenë një sulm dhe incident shumë i madh. ShBA po punon ngushtë me Kosovën. E dimë që ka qenë sulm nga një grup i trajnuar mirë me pajisje ushtarake. E dimë se janë vrarë disa nga sulmuesit e se disa kanë ikur”.

”Por, autoritetet serbe thanë se ata e kanë humbur forcën e se do ta përdorin këtë për sulme të tjera. Duhet t’i ruajmë energjitë, pajisjet që janë sekuestruar dhe strategjitë që po punojmë”.

”Ky është një grup i trajnuar dhe i organizuar dhe është dikush pas tyre që i ka pajisur me armatim të rëndë”.

”Ka pasur një koordinim të fortë mes Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. Ky ishte një sulm i madh ndaj Kosovës me pasoja tragjike”.

”Ne jemi me popullin e Kosovës dhe po punojmë që ata të dalin para drejtësisë”.

Hovenier theksoi faktin se individët e përfshirë në sulmin e së dielës, janë një grup i trajnuar dhe organizuar të cilët dikush pas tyre i pajisi me armatim të rëndë.

”… autoritetet serbe thanë se ata e kanë humbur forcën e se do ta përdorin këtë për sulme të tjera. Duhet t’i ruajmë energjitë, pajisjet që janë sekuestruar dhe strategjitë që po punojmë. Ky është një grup i trajnuar dhe i organizuar dhe është dikush pas tyre që i ka pajisur me armatim të rëndë”.