Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka bërë vizitë në Shërbimin e Kardiokirurgjisë dhe Institutin e Onkologjisë në QKUK.
Ai është njoftuar me kushtet e dy klinikave ku dhe ka premtuar 50 milionë euro investime në aparatura.
Hoti, po ashtu, ka ripërsëritur premtimin për sigurime shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit.
Më tej ka thënë se kur të vijë në Qeveri do të bëjë politika që t’i nxisë mjekët që të mos shkojnë e të punojnë nëpër klinika private, por që të nxiten që punën e tyre ta bëjnë vetëm në QKUK.
Dhe kjo, sipas Hotit, mund të bëhet me rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve.

















