Hoti premton 100 euro për çdo të porsalindur

E publikuar: 08/06/2017 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka premtuar nga një 100 euro nga Qeveria për secilin fëmijë që lind.

Këtë premtim ai e bëri gjatë një tubimi elektoral në Han të Elezit me ç`rast foli edhe për sondazhet e fundit në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Sipas tij, sondazhet e nxjerrin këtë koalicion si të parin.