Hoti: Po dihet qartë kush po e bllokon krijimin e institucioneve

E publikuar: 10/08/2017 10:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është e qartë kush po e bllokon krijimin e institucioneve.

Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës për seancën konstituive, Hoti ftoi deputetët e koalicionit të PDK-së të jenë të arsyeshëm dhe të jenë prezent në kuvend në mënyrë që institucionet të krijohen sa më shpejt.

“Duhet të lëvizim përpara me themelimin e institucioneve sepse kemi humbur shumë kohë”.

“Le ta kemi edhe një përpjekje të fundit dhe le të lëvizim sa më shpejt në këtë drejtim”.