
????????????????????????????????????
Hoti në një postim në facbook ka bërë të ditur që Qeveria e Republikës së Kosovës është në proces të riaktivizimit të Memorandumit të bashkëpunimit me Ambasadën e Britanisë së Madhe./INFOSOT/
Kryeministri veç tjerash ka thënë që bashkëpunimi më Ambasaden e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është për qëllim procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve të agjencive publike.
“Qeveria e Kosovës ka kërkuar që pjesë e këtij bashkëpunimi të jetë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllim që procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve të agjencive publike të jetë profesional, transparent dhe i pandikuar”./Infosot/
Qeveria ka vendosur që të mos lejojë asnjë ndërhyrje në procesin e përzgjedhjes së profesionistëve në konkurset publike.
Postimi i plotë
Qeveria e Republikës së Kosovës është në proces të riaktivizimit të Memorandumit të bashkëpunimit me Ambasadën e Britanisë së Madhe, që i kushtohet fuqizimit dhe pavarësimit të Agjencive të Pavarura.
Qeveria e Kosovës ka kërkuar që pjesë e këtij bashkëpunimi të jetë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllim që procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve të agjencive publike të jetë profesional, transparent dhe i pandikuar.
Qeveria e Kosovës është e vendosur që të mos lejojë asnjë ndërhyrje në procesin e përzgjedhjes së profesionistëve në konkurset publike, duke garantuar paanshmëri dhe transparencë të plotë.


















