“Hirushja” në platformë digjitale

01.09.2015 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Hirushja” në platformë digjitale

“Hirushja”, aplikacioni i parë interaktiv për mësim në gjuhen shqipe, momentalisht është në dispozicion të “iTunes” dhe “Google Play”. Për herë të parë fëmijët shqiptarë, kanë mundësi të mësojnë literaturën klasike si dhe të argëtohen me lojëra të ndryshme përmes platformës digjitale. Aplikacioni ofron aktivitete argëtimi si:”Rubikon”, “Puzzle”, “Veshjen e Karaktereve të Përrallës” si dhe përrallën interaktive të “Hirushes” nga vëllezërit Grimm. Këto aktivitete ndihmojnë që fëmijët të përmirësojnë kuptimin e leximit, shkrimin si dhe të zhvillojnë aftësinë për zgjedhejn e problemeve përmes tregimeve dhe lojërave interaktive.

“Ideja për aplikacionin Hirushja, filloi së pari për arsye të vajzës sime, e cila jeton në SHBA dhe e cila ka filluar të harroj gjuhën shqipe. Po të njejtën kohë, kam vërejtur se ajo kishte shumë dëshirë të luaj me iPad-in e saj. Unë isha shumë i interesuar që vajza ime të luajë dhe mësojë gjuhën shqipe përmes teknologjisë interaktive, mirëpo, pasi që u interesova për aplikacione në gjuhën shqipe, vërejta se nuk ekzistonte as një i  vetëm”, thotë Rinol Alaj, themelues i “ODA LAB”.

Ekipi i “ODA LAB”, ka punuar me përkushtim më shumë se një vit, duke hulumtuar dhe dizajnuar aktivetete që janë interaktive, edukative dhe relaksuese. Misioni i “ODA LAB” është për t’u ndihmuar fëmijëve që të ndërtojnë një relacion të shëndetshëm me teknologjinë dhe të shohin atë si mjet shumë të dobishëm dhe njëherësh argëtues.

Në kohën e tanishme, teknologjia informative është forcë e pamohueshme. Shumica e industrive më të mëdha, janë duke e trensferuar platformën e tyre në platformë interaktive, kështu që literatura teknologjike është bazamenti i suksesit të çdo njeriu.

 

“Është detyrë e jona si prindër, që fëmijët tanë t’i udhëzojmë dhe orientojmë që të kenë bashkëveprim me teknologjinë. Ne duhet patjetër t’i motivojmë që ata të përdorin atë jo vetëm si formë për argëtim, por si instrument për mësim dhe kreativitet,” thotë Driton Alaj, bashkthemelues i  “ODA LAB”.

Vizioni më  i madh i “ODA LAB”, është që të krijoj lidhje ndër kulturore, si dhe  përmbajtje dixhitale shumë gjuhësore, që u mundëson fëmijëve të shijojnë teknologjinë në menyrë më produktive.  “Hirushja” është hapi i parë për të përmbushur vizionin tonë, dhe ne jemi shumë të lumtur kur shohim interesimin që ka ngjallur deri më tani “ODA LAB”.

“Hirushja” tani është në dispozicion në formatin “iOS and Android”. Aplikacioni përmban karakteristika të ndryshme të lojrave interaktive, që aktivitetet dhe kuizet përqëndrohen rreth tregimit klasik të “Hirushes”. Versioni në anglisht, është planifikuar të realizohet në vjeshtë të vitit 2015.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Morena Taraku-Milaim Zekës: A je more normal? Kuku çfare njeri qenke? (FOTO)

Morena Taraku-Milaim Zekës: A je more normal? Kuku çfare njeri qenke? (FOTO)

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

“Jena na” thyen rekord

“Jena na” thyen rekord

PDK: Akuzat ndaj Qemajl Mustafës janë plotësisht të pabaza

PDK: Akuzat ndaj Qemajl Mustafës janë plotësisht të pabaza

Krizë e madhe në BH: Gjykata Kushtetuese ndalon referendumin Republikës Serbe, Dodiku nuk lëshon pe!

Krizë e madhe në BH: Gjykata Kushtetuese ndalon referendumin Republikës Serbe, Dodiku nuk lëshon pe!

Infermierja i bën seks oral pacientit: I ofrova suport emocional

Infermierja i bën seks oral pacientit: I ofrova suport emocional

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7