Hezbollahu zotohet për hakmarrje pas sulmeve ajrore të SHBA-ve që vranë 25 anëtarë të milicisë iraniane në Irak

E publikuar: 30/12/2019 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pamje të filmuara nga ajri shfaqin aeroplanit luftarak amerikanë F-15 duke bombarduar milicinë që e financon Irani në Irak, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve me raketa ndaj kontraktorit amerikan.

Burime brenda organeve të sigurisë në Irak dhe milicisë kanë bërë të ditur se të paktën 25 luftëtarë të Kataib Hezbollahut janë vrarë dhe 55 tjerë plagosur, nga tre bombardimet, si dhe në dy tjera që kanë ndodhur në Siri, transmeton Telegrafi.

Irani i ka cilësuar sulmet si “terroriste” derisa komandanti i Kataib Hezbollah, Abu Mahdi al-Mohandes, ka bërë të ditur se “gjaku i martirëve nuk do të harrohet dhe se përgjigja e tyre do të jetë shumë më e fuqishme sesa ajo e amerikanëve në Irak”.

Në anën tjetër Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se kanë ndërmarrë “veprimet e nevojshme” për të mbrojtur personelin e tyre në atë rajon, pasi së dy ditë më parë janë sulmuar dhe vrarë dy kontraktorë amerikanë dhe katër tjerë janë plagosur në afërsi të Kirkukut.

Ata gjithashtu kanë publikuar pamjet e sulmeve, ku shihen se si raketat e aeroplanëve amerikanë godasin caqet e parapara në sulmin ajror. /Telegrafi/