
Ministri në detyrë i Financave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati ka komentuar aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese për daljen nga ngërçi politik i krijuar në vend si pasojë e mos konstituimit të Kuvendit të ri.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën dhe si i tillë lejohet.
Lexo po ashtuVV po e mban peng shtetin, PDK tregon kush duhet ta formojë qeverinë e re“Të gjitha partitë duhet të angazhohen për të konstituuar Kuvendin, sidomos ato që propozojnë anëtarë në kryesi të Kuvendit. Të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim. Këto i kemi thënë që nga dita e parë. Këto i paska thënë edhe Gjykata Kushtetuese. S’ka nevojë as tridhjetë ditë të pritet. Që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë, dhe kryhet kjo punë”, ka shkruar Murati.