Haziri i sigurt në fitore – Gjilanasit më mbështeteten, për me rikthye shpresen (video)

E publikuar: 13/10/2017 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lutfi Haziri, Kandidat i LDK’s per Kryetar te Gjilanit, njherit kryetar aktual, synon me fitue mandatin e katert ne krye te kesaj komune.

“Mbas 8 vjetesh, gjilanasit me mbeshteteten, per me rikthye shpresen, mbas asaj periudhe te depresionit politik, jo vetem në Gjilan, por ne nivel Kosove”, thote Haziri në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum.

Haziri ka zbulue slloganin personal per keto zgjedhje, “Gjilani i gjianasave”, tue arsyetue se, Gjilani asht sinonim i bashkimit te njerezve te Anamoraves.

Haziri thekson se Gjilani ka me rikonfirmue ndryshimin qe ndodhi para 4 vjete, shkruen Rrokum.TV

Ai ne vazhdim asht shprehe se ka arrite me stablizue sektorin e arsimit ne komunen e Gjilanit.

“Prej risive ka qene, sherbimi i ri ne çerdhe, qendrimi ditor i femive aty”, potencon Haziri, ndersa ka permendë edhe investimet e ndryshme qe ka ba ne objekte arsimore te ndryshme.

Ai ka thane se çdo vit femite kontrollohen ne shkolla fillore, ndersa çdo femi ne vitin e peste bahet me kartelë te mjekut, me historik.

“Kjo, me preventue çdo problem shendetesor te femite”, njofton Haziri.

Ma tej, Haziri ka thane se sherbimet ne Gjilan nuk kane dallime ne baza partiake.

“Per here te pare na i kemi ba e-kiosqet ne Gjilan, madje as ne Tiranë s’ka pase, kur na i kemi aplikue”, ban me dije Haziri.

Haziri thote se ka vendosë barazi buxhetore per investime ne Komunen e Gjilanit, 50% ne qytet dhe 50% ne katunde.

Tue fole per sportin, kryetari Haziri shprehet se, stadiumi i ri i qytetit te Gjilanit ka me qene gati ne mandatin e ardhshem ne krye me te.

Haziri ka dhanë opinione per kundërkandidatët e tij në garë për kryetar te Gjilanit, per te cilet ka përzgjedhë fjale te mira dhe respekt, por veten e sheh si fitues te padiskutueshem./Rrokum.TV