Haziri: PDK ma me neve nuk mundet me folë as me ndërmjetësues! (video)

E publikuar: 02/06/2017 01:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe Hashimi me PDK’n ja paten nisë me ardhë e me flejt n’Anamoravë, por Anamorava asht bastion i LDK’s, le ta dinë edhe VV.

Lutfi Haziri, LDK, ka thane se ky subjekt e ka mbajt fjalen dhe nuk munden me na shite korbin e zi per te bardhe.

“PDK e ka perfundue me neve marredhanien”, ka thane Haziri, por simbas tij, korbi nuk e ndrron ngjyren, tue thane se kjo ndarje nuk ka me i ba vendit mire.

Simbas tij, ata e kane thy kete pa dashjen e LDK’s dhe se ata e kane pague çmimin.

Haziri tue fole per fushaten zgjedhiore, ka thane se LDK asht parti e durushme karrshi vendimeve te medha, derisa ai ka shtue se kush vjen ne Gjilan modernizohet dhe fillon me ngjite kravata.

“Ata qe e kane thy marreveshjen naten, dhe tinezisht”, kane me pase ma problem me fole me LDK’n madje edhe me ndermjetesues ka me qene veshtire me u ule ne tavoline”, ka shtue Haziri.

Haziri ka thane se pa LDK nuk ka qeverisje stabile, nuk ka siguri dhe nuk ka integrim ne BE.

Ai ka ba thirrje qe ne fushate te kallxohet nji kulture politike, e jo te kopjohet Shkupi e Tirana.

Nenkryetari i LDK’s i ka ba keto komente ne Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum.

Haziri ka fole edhe per shume çashtje, por per ma shume shihne videon e plote.