Haziri: Pacolli vendosi të pi ujë që i treguam se është i helmuar

E publikuar: 04/09/2017 22:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar largimin e AKR-së nga koalicioni LAA.

“Pacolli ka vendos me pi ujë që i kemi treguar që është i helmuar, andaj nuk ka qenë imun ndaj kësaj”.

Haziri që është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se LDK-ja ka raporte të definuara dhe të prera me PDK-në, por jo të njëjta edhe me AAK-në e Nisma-n.

“Raporti i LDK-së me PDK-në shumë i definuar, 10 maji për ne ka qënë takimi i fundit ku kemi tërheqë vërejtjen, edhe si rival, edhe si partner qeverisje që nuk mund të rrënohen urat e bashkëpunimeve për një natë”.

“Me AAK-në e Nisma-n kemi raporte ndryshe. Me Vetëvendosjen kemi tejkaluar disa nga çështjet që kanë qenë tabu”.