Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar shkollën private “Don Bosko”, ke e ka përgëzuar menaxhmentin për punën dhe sukseset që kanë treguar.
“Don Bosko” na bën krenar në Gjilan dhe regjion për shkollën më të mirë, jo vetëm për shkak të infrastrukturës dhe kushteve, por edhe për shkak të kualitetit të mësim nxënies dhe profilit të nxënësve që po nxjerr shkolla çdo vit. Ajo që më gëzon më së shumti është se investimi në nxënës është falënderimi i madh që sot ia bëj Don Dominik Qerimit dhe personelit”, ka thënë Haziri.
Kurse, drejtori i shkollës “Don Bosko”, Don Dominik Qerimi, e ka falënderuar Komunën për vlerësimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj këtij institucioni.
“E falënderoj shumë Komunën për gatishmërinë që këto vite kanë pasur dhe mirënjohjen për punën e kësaj shkolle. Ne jemi këtu për të shëruar një nga plagët më të thella në shoqërinë e Kosovës që është fusha e arsimit. Jemi në pjesën e fundit të infrastrukturës, që është ndërtimi i sallës sportive, një mense dhe një kuzhine në do të jenë në gatishmëri për nxënësit e Gjilanit”, tha deklaruar Qerimi.