Haziri: LDK do e mbajë fjalën, do ta bëjmë Hashim Thaçin President

09.03.2015 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haziri: LDK do e mbajë fjalën, do ta bëjmë Hashim Thaçin President

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së ka folur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për Listat e veteranëve, menaxhimin e komunës së Gjilanit dhe zgjedhjet në LDK.

Haziri ka thënë se ka reaguar për listat e veteranëve të zonës së Karadakut sepse ka shumë veteranë dhe dëshmorë që nuk janë në atë listë.

“Janë bërë dallime, edhe pas 15 pas lufte po na qesin hi syve duke futur në listë shokë, të afërt, miq, dajë… Zatën gjysma e nofkave në luftë kanë qenë “dajë”. Unë pushkën e kam pasur prej shtatorit të vitit 91. Gjatë luftës kam qenë në burg por ata që s’kanë qenë as në luftë as në burg duhet me tregu ku kanë qenë e që janë në lista”, ka thënë Haziri.

I pyetur nëse ka qenë pjesëtar i ndonjë formacioni, Haziri është përgjigjur: “Unë kam qenë udhëheqës i formacioneve në Karadak, kam qenë udhëheqës i regrutimit dhe i organizimit të trajnimeve të luftëtarëve në Shqipëri në kampe dhe struktura në Shqipëri, ku rol të veçantë ka pas Sali Çeku dhe Hafiz Gagica më shumë se gjithkush tjetër. Unë kam qenë njeriu kryesor në Anamoravë, pra kam qenë përzgjedhës për t’i dërguar në ushtrime ushtarake. Unë e di saktë me kë kam punuar në Ferizaj dhe saktë lidhjen time në Llap. Nesër Rrustem Mustafa – Remi del dhe thotë se Lutfi Haziri nuk ka qenë i organizuar dhe i strukturuar, sepse Ahmet Hoxha ka vdekur, është dëshmor në Ferizaj, por Shukri Buja është gjallë. Dalin njerëz dhe tregojnë ku ne e kemi shtrirë rrjetin e organizimit”.

“Unë gjatë luftës jam burgosur. Pra jam prej strukturave të para. Celulat e para datojnë prej viti 91 dhe 92. Fadil Kajtazi ka qenë në dy programe, grupi i Ibrahim Oruqit, Ahmet Demiri, Naser Ramadani, Fadil Latifi e shumë tjerë, në këto kampe ushtarake të njëjta ka qenë Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Sami Lushtaku. Unë e kam organizuar e strukturuar Anamoravën dhe ka plotë luftëtarë që kanë dhënë jetën në luftë. Nuk e di pse Komandanti i Zonës së Karadakut i ka futur në listë njerëzit që kanë qëndruar në bodrume pa qenë asnjë ditë në luftë. Po shtrembërohet historia. Nuk e di se si kanë guxim me marrë para nga buxheti i Kosovës njerëz që nuk kanë qenë në luftë asnjë ditë. Të gjithë e dimë që kanë qenë në kampe jashtë vendi ose bodrume dhe sot janë veteranë. Pse ke qëndruar në bodrum, nuk duhesh me qenë veteran. Nëse ke qenë veprimtar, mbetesh veprimtar”, ka deklaruar Haziri.

Më tej, ai ka bërë me dije se ka aplikuar për status të veteranit, por nuk gjendet në listë, ndërsa ka theksuar se shumë prej atyre që janë në listë vet i ka dërguar në trajnime.

“Po ndërtohet historia e rrejshme nga këta njerëz, po shtrembërohet historia. Gjeneratat e reja s’di se si do ta mësojnë historinë”, u shpreh ai.

Duke folur për komunën që ai drejton, Haziri ka thënë se paraardhësi i tij, Qemajl Mustafa, ka keq-menaxhuar me Komunën.

“Komuna e Gjilanit është menaxhuar keq. Paraardhësi im Qemajl Mustafa i ka harxhuar mbi 160 mijë euro për dreka e darka “reprezentacion” ndërsa unë, për një vit, i kam harxhuar 4 mijë euro. Mua PDK-ja mi ka dërguar 4 dosje në prokurori, por këto janë denoncime politike për tu hakmarrë që të bëhet balansi sepse paraardhësi i ka rreth 36 lëndë në prokurori. Merre me mend, mbi 260 mijë euro paguhet vetëm për sigurim të objekteve në komunë, plus edhe 160 mijë euro janë harxhuar për kontratat të ashtuquajtura profesionale në vit”, u shpreh Haziri.

“Taksën për biznese e kam kthyer për arsye se u janë bërë favore, sidomos hoteleve. Ka kontrata mbi vepër të cilat janë të paligjshme, të cilat do t’i largoj së shpejti. Sa i përket drejtorive, së shpejti do të bëj ndryshime në rreth 40% të drejtorive dhe stafit sepse jam i pakënaqur me performancën e tyre”, theksoi kreu i Komunës së Gjilanit.

Në çështjen e zgjedhjes së tashmë ministrit të Jashtë, Hashim Thaçi, në postin e Presidentit, Haziri ka thënë se LDK do ta mbajë fjalën dhe do ta zgjedhin Thaçin në këtë post.

“Ne si LDK do ta mbajmë fjalën dhe do ta bëjmë Hashim Thaçin President”, theksoi Haziri.

© KOHA.net 

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Raportohet se Kurti e Abdixhiku janë takuar sërish për çështjen e Presidentit

Raportohet se Kurti e Abdixhiku janë takuar sërish për çështjen e Presidentit

Osmani kritikon BE-në: Po vazhdoni ta shpërbleni Serbinë me miliarda euro, ndoshta do zgjoheni një ditë

Osmani kritikon BE-në: Po vazhdoni ta shpërbleni Serbinë me miliarda euro, ndoshta do zgjoheni një ditë

“Akuza për rrogë si sekretar, futja në duart e kacës së OVL’së”, Hysni Gucati paditet nga zv/ministri i Kurtit!

“Akuza për rrogë si sekretar, futja në duart e kacës së OVL’së”, Hysni Gucati paditet nga zv/ministri i Kurtit!

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

SHBA-ja nuk kritikon vendimin për gjyqtarët serbë, por thekson garantimin e mundësive të barabarta

SHBA-ja nuk kritikon vendimin për gjyqtarët serbë, por thekson garantimin e mundësive të barabarta

“Miliona për mallra serbe” – Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës

“Miliona për mallra serbe” – Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës

Pajisje të paautorizuara e qindra produkte të skaduara, Inspektorati godet depon “Ardi 2”

Pajisje të paautorizuara e qindra produkte të skaduara, Inspektorati godet depon “Ardi 2”

Testi i Maturës Shtetërore shpërndahet në rrjetet sociale pas vetëm 7 minutave

Testi i Maturës Shtetërore shpërndahet në rrjetet sociale pas vetëm 7 minutave

Walker: Kosova s’është kërcënim për askënd, Serbia vazhdon të jetë në Ballkan

Walker: Kosova s’është kërcënim për askënd, Serbia vazhdon të jetë në Ballkan

Enver Hoxhaj nga Prizreni, mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Enver Hoxhaj nga Prizreni, mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun, bisedojnë çështjen e presidentit

Ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun, bisedojnë çështjen e presidentit

Komuna e Prishtinës hap konsultim publik për ndryshimin e rregullores për parkingjet

Komuna e Prishtinës hap konsultim publik për ndryshimin e rregullores për parkingjet

Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Vuçiq i nervozuar flet për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

Vuçiq i nervozuar flet për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta