Haziri: Kuvendi nuk konstituohet me procedura, por me marrëveshje politike

E publikuar: 19/06/2025 10:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se Kuvendit i Kosovës nuk mund të konstituohet pa marrëveshje politike.

Pas dështimit të sotëm për konstituimin e Kuvendit, ai ka thënë se VV-ja duhet të reflektojë.

“Kjo konfirmon edhe një herë që çështjet politike dhe zgjedhjet e organeve deri në konstituim dhe funksionalizim nuk mund të zgjidhen me procedura, por duhet të zgjidhen me marrëveshje politike”, ka thënë ai.

Ai i ka bërë thirrje VV-së që të veprojë sipas mandatit që ka marrë më 9 shkurt.

“Ne edhe sot kërkojmë që partia e parë ta menaxhon detyrën e vete, përgjegjësinë e vet që del nga 9 shkurti, e ajo është që t`i jep mundësi që kuvendi i Republikës të konstituohet, sipas një marrëveshje aktuale që arrihet dhe të hyn në fazën e legjitimit të Kuvendit të Republikës”, ka thënë Hazari.