Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri dhe bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim drejtorin e Ekzekutiv të Rrjetit në KEDS-it, Mehmet Koç, i cili shoqërohej nga përfaqësues të kësaj kompanie në Gjilan.
Në takim është diskutuar për bashkëpunimin e domosdoshëm në mes të Komunës dhe KEDS-it për realizimin e projekteve komunale, sipas kërkesave të të dyja palëve.
Kryetari Haziri ka kërkuar me këtë rast që të shqyrtohet mënyra e vendosjes së njehsorëve të KEDS-it nëpër lagje të qytetit dhe të gjendet një zgjidhje më e pranueshme, sepse sipas tij, kështu siç është, është kundër planit urbanistik të Komunës dhe i ka shëmtuar disa lagje të qytetit.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e KEDS-it kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ndërsa u zotuan për bashkëpunimin e mirë me Komunën.
Sa i përket vendosjes së njehsorëve, përfaqësuesit e KEDS-it u zotuan se do ta ndërpresin këtë praktikë të vendosjes së njehsorëve dhe do të ofrojnë një mënyrë tjetër shërbimit që do të jetë e pranueshme për qytetarët.