Haziri: Gjilani është Komuna më e sigurtë në Republikën e Kosovës

E publikuar: 21/09/2015 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është inauguruar sot objekti i ri i Prokurisisë Themelore në Gjilan, ngjarje kjo në të cilën mori pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kryeministri Isa Mustafa me një pjesë të kabinetit, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie, kryeprokurori i Gjilanit Jetish Maloku, kryeporkutori i shtetit, Aleksandër Lumezi sikurse edhe përfaqësues të BE-së.

“Dëshiroj ta konfirmoj para kryeministrit Mustafa se Gjilani është njëra nga komunat më të sigurta të Republikës së Kosovës. Dy vitet e fundit në Gjilan nuk ka pasur asnjë lloj krimi. Në dy vitet e fundit Gjilani ka hyrë në agjendën e qyteteve të sigurta falë angazhimit, përkushtimit dhe ndërtimit të infrastrukturës siç është sot ndërtimi i objektit të prokurorisë. Po presim edhe përfundimin e objektit të policisë për ta rrumbullaksuar inmfrastrukturën e organzeve të rendit në Gjilan. Ju konfirmoj nevojën për ta rritur sundimin e ligjit dhe bartë si këtij instrumenti janë institucionet e drejtësisë. Falë angazhimit të prokuroisë dhe gjykatës, ne në vitin e kaluar kemi arritur të inkasojmë të hyra si rezultat i sundimit të ligjit hde përmbarimit të lëndëve. Uroj dhe besoj shumë që kjo ditë e shënuar për drejtësinë në Gjilan të vazhdoj të sjell edhe më shumë gëzim, projekte dhe investime.

Ndërsa ambasadori amerikan Greg Delaëie tha se SHBA do të vazhdojnë të përkrahin Kosovën në fushën e drejtësisë e cila duhet të jetë pasqyrë për të shërbyer në interes të qytetarëve.”Tashmë edhe Barak Obama e ka thënë se Kosova do të ketë përkrahjen e SHBA-ve”tha ai.