
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka zhivulluar sot një konferencë për media pasi dëshmoi para Prokurorisë Speciale, në lidhje me rastin Dehari.
Haxhiu theksoi se po ta kishte emrin e kryerësve të veprës penale, s’do ta priste ftesën e prokurorit.
Haxhiu u shpreh se prokurori është ai që duhet të bëjë hetime.
“Po ta kisha emrin e kryesit apo kryersve të veprës penale, unë nuk do ta prisja ftesën e prokurorit për ta thënë emrin e personit që dyshohet, e kjo është puna e tij, për këtë paguhet nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për këtë ai është prokuror, që të bëjë hetime, punën e tij unë nuk mund ta bëj”, u shpreh ajo.
Pos tjerash, Haxhiu tha se i qëndron mbrapa asaj çfarë ka thënë në Prokurori. Duke minuar punën e Prokurorisë, ka thënë nëse ata nuk duan ta zbardhin, duhet ta dorëzojnë rastin dikuj tjetër.
“Mos-lejimi i Tomë Gashit [avokati i familjes Dehari] brenda, gjatë kohës sa kam dëshmuar është veprim i jashtëligjshëm i prokurorit. Ai është arrogant me krejt ata që flasin për këtë rast”, deklaroi ajo më tej.
Ministrja Haxhiu dëshmoi sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të Prokurorit, pas një shkrimi të bërë në rrjete sociale në përvjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.