Haxhiu: Opozita pa qëndrim ndryshe, situata sot do të jetë e njëjtë fatkeqësisht

E publikuar: 19/06/2025 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se nuk pret ndonjë zhvillim të ri në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, pasi sipas saj, opozita nuk ka shfaqur ndonjë qëndrim të ri që do të mundësonte zhbllokimin e situatës, raporton Ekonomia Online.

“Nuk kam parë ndonjë qëndrim ndryshe nga opozita, prandaj edhe sot do të jetë situata e njëjtë, fatkeqësisht”, tha Haxhi.