Hasani: Me mua kryetar çdo familje do ta ketë një të punësuar

E publikuar: 18/10/2017 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Kandidati i Nisma për kryetar të Gjilanit, Bajram Hasani ka thënë se qeveria aktuale do të punojë më së shumti për Anamoravën dhe Rajonin e Gjilanit.

“Opozita po kërcënon ta rrëzojë qeverinë por nuk e kanë fuqinë”, ka thënë Hasani, njofton Klan Kosova.

“Kjo qeveri aktuale çka ka punuar për një muaj, qeveria e Mustafës nuk ka punuar për një vjet”.

Ai më tej ka thënë se në Gjilan aktualisht ka 400 familje që nuk e kanë asnjë të punësuar.

“Në këtë mandat kjo të të zhduket, s’do të ketë familje që nuk do të ketë një të punësuar”.

“Bujku duhet të trajtohet, mendojmë që duhet mbrojtur prodhimet bujqësore”.

Hasani ka thënë se ndërtimi i autostradës për Gjilan nuk do të ndërpritet.

“Nuk guxon të shkurtohet buxheti në dëm të komunës së Gjilanit. Ndërtimi i autostradës do të vazhdojë”.

“Sa i përket zhvillimit ekonomik prioritet është punësimi”, ka thënë ai ndër të tjera.