Haradinaj – VV’së: Guxim kam, por i krisur s’jam

E publikuar: 09/06/2017 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I pari i AAK’së, njëherësh i nominuari për kryeministër nga PDK-AAK-NISMA i është përgjigjur akuzës së Lëvizjes Vetëvendosje e cila në përmbyllje të fushatës tha se Haradinaj është trim, por i krisur.

Ai ka thënë se se po i dëgjon disa deklarata të pakuptimta nga kundërshtarët, duke shtuar se “guxim kam, por i krisur s’jam”.

“Do të marr vendime te kalukulueshme në interes te vendit”, tha ai në Dukagjin, shkruan gazetametro.net

“Po na thonë koalicion i muskujve, edhe kjo po më duket jo në rregull që të komentohet fiziku i dikujt”, ka shtuar ai duke thënë se nëse ai do ti komentonte pamjet e kundërshtarëve, do të duhej të thoshte se janë të dobët apo të trashë, por këtë ai e ka vlerësuar si një gjë të pakuptimtë.