Ramush Haradinaj ka treguar bisedën me Kadri Veselin, kur ky i fundit i tireoi planin për arritjen e një koalicioni parazgjedhor.
kandidati për kryeministër i PDK-AAK-Nisma ka treguar si ka ardhur deri te krijimi i këtij koalicioni.
Ai ka treguar bisedën e parë me kryetarin e PDK’së.
“Pas përshëndetjes e bisedës së parë, tha (Veseli) Kryetar: Ne e kemi bërë një vlerësim në PDK dhe kemi rënë dakord që të bashkohemi, që të bëjmë një opsion politik bashkë. Qeverisë t’i prijsh ti”, ka treguar Haradinaj në Klan Kosova.
Tha se ai, AAK dhe simpatizantët e kësaj partie e kanë marrë si nderë këtë besim, derisa për marrëveshjen tha se ka biseduar edhe me Nismën për Kosovën.

















